Atentati në Shkodër/ Gazetari : Policia e këshilloi Arlind Bushatin të kishte kujdes! Një patrullë policie ishte 24 orë në vendin ku tentuan ta vrisnin 3 javë më parë

Arlind Bushati mbeti i vrarë pas atentatit ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Por, 19 ditë më parë ai kishte denoncuar se dy persona me armë e kishin kërcënuar në Pedonalen e Shkodrës teksa kishte qenë duke pirë kafe.
Nga video e siguruar në Report Tv dy persona të maskuar me motor në pedonale i drejtojnë armën.
Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv zbulon detaje të reja nga ngjarja e ndodhur më 11 tetor në afërsi të biznesit që e ka babai i tij.
“Për fatin e tij të mirë në atë kohë, arma është bllokuar dhe nuk ka shtënë dhe për fat Arlindi ka shpëtuar. Pak orë më vonë vetë Bushati ka bërë kallëzim dhe policia ka nisur hetimet’
Gazetari Dema zbulon se Arlind Bushati është këshilluar që të ruhej madje që nga ajo ditë policia kishte vendosur një patrullë policie 24 orë në ditë në vendin ku dhe u tentua të eliminohej 32 vjeçari.
“Ai është këshilluar nga policia të ruhej. Që prej ditës 11 tetor e deri dje, ka pasur gjatë gjithë kohës dhe në afërsi të biznesit të tij dhe kafes ku ka ndodhur ngjarja një patrullë policie që nuk ka lëvizur për 24 orë nga aty. Nga pjesa tjetër kemi të bëjmë me një individ që në 4 – 5 vitet e fundit ka ndryshuar disa grupe kriminale në Shkodër dhe nuk ka ruajtur në asnjë moment veten e tij”.
Gazetari tregon dhe për të shkuarën e Arlind Bushatit, 32 vjeçari i cili fillimisht kishte pasur miqësi me grupin e Bajreve por që më pas kjo miqësi ishte prishur dhe miqësia kishte vijuar me grupin kundërshtar, atë të Licejve.
“Edhe sikur policia të kishte dashur ta mbronte ka shkuar në një zonë që konsiderohet si bastion i një tjetër grupi kriminal që konsiderohet rival me grupin aktual që Bushati bënte pjesë vitet e fundit.
Automjeti me të cilin ditën e djeshme është ekzekutuar me Hamza Licin përveçse ka hyrë ditët e fundit nga Mali i Zi është parë të qarkullojë në afërsi të zonës së Dobraçit që konsiderohet si bastion i Bajreve. Kemi të bëjmë me dy viktima anëtarë të grupit të Licajve.
Edhe përpara zgjedhjeve që u bënë në Shkodër, biznesi në afërsi të ngjarjes të datës 11 tetor i është vendosur një sasi tritoli. Madje ajo ngjarje ka shërbyer që Arlind Bushati të ndryshojë dhe kahjet e grupeve kriminale ku ka bërë pjesë. Pra nëse më herët ka pasur miqësi dhe lidhje shoqërore me grupin e Bajreve ka nisur të ketë miqësi me Licët” tregon gazetari Dema.
Një ditë pas atentatit mafioz në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një grua e pafajshme, hetimet janë përqendruar në hakmarrjen mes Bajrave dhe Licëve, por deri tani s’ka asnjë autor të identifikuar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


