Atentati në Dukagjin, reagon policia

27 Shtator 2023, 19:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati në Dukagjin, reagon policia

Dukagjini është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje kriminale.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri është ekzekutuar Zef Guri, ndërsa është plagosur djali i tij Gjin Guri.

Ky i fundit është një person i skeduar dhe problematik.

Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Atentati në Dukagjin, reagon policiaGjin Guri

 Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zonën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.

Njoftimi i plotë: 

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gjin Guri. dhe Zef  Guri Shtetasi Gjin  Guri po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Zef Guri ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma. Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër.

 

Po ndodh...

ide