Atentati mafioz në Athinë/ Arrestohen dy shqiptarë për vr*sjen e Irakli Davellës

Policia greke ka arrestuar para pak minutash dy persona të cilët akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës .
Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë. Davella u ekzekutua në vendin e quajtur Thrakomaqedhones në 15 dhjetor 2024. Në ngjarje u plagos rëndë edhe shtetasi shqiptar Edi Lulo, identiteti i vërtetë i të cilit është Etmond Hysa.
Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro.
Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri.
Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

