I dënuar për vrasje, gjykata lë në burg ‘Çipurin’, pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë
24 Shkurt 2024, 13:39 / AKTUALITET

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë për Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si Çipuri, pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se togat e zeza kanë lënë në burg me afat 2 muaj për Sulejmanin. Ai është arrestuar më 22 shkurt, teksa lëvizte me një mjet me targa të vjedhura. Policia iu vu pas, pasi ai nuk i ndaloi një postblloku.
Sulejmani kishte lidhje të ngushta me Gëzim Sinomatin, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, pak kohë më parë. Kujtojmë se “Çipuri” i ka shpëtuar disa atentateve që janë bërë ndaj tij ndër vite.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



