Përplasi për vdekje 24-vjeçaren dhe plagosi 5 të tjerë/ Gjykata Elbasanit vendos “arrest me burg pa afat” për Jetmir Dacin
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Elbansanit ka vendosur masën “arrest me burg për afat” për Jetmir Dacin, i cili më datë 8 prill përplasi në rrugë 6 persona, duke lënë të vdekur një vajzë 24 vjeçare.
Pas ngjarjes së rëndë, Dacit i është bërë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur. Si pasojë e përplasjes me makinë humbi jetën 24-vjeçarja Eneida Pishkashi. Vajza tjetër e familjes Pishkashi, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare.
E reja qëndroi prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill. 44-vjeçari ndonëse rezultoi i dehur kur shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja. Jetmir Daci është hetuar i lirë deri më 13 prill kur e reja fatkeqësisht humbi jetën pas 5 ditëve në koma.
ide
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
Edi Rama krekoset si kaposhi në majë të plehut!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128