Humb jetën pushuesi në Durrës/ Dëshmitarët: Ambulanca u vonua mbi 1 orë, s’ka roje plazhi!

Një ngjarje tragjike është regjistruar në sektorin Rinia në Durrës. Një pushues është mbytur, teksa ka ndërruar jetë. Sipas dëshmitarëve personi kishte thuajse 1 orë që po luftonte me jetën, në pritje të ambulancës që u vonua për t’i ardhur në ndihmë pushuesit.
Të vetmit që i dolën në ndihmë pushuesit ishin qytetarët e zakonshëm. Dëshmitarët shprehen se në plazhin në fjalë nuk ka patur as roje plazhi, ndërsa vihet theksi te vonesa e mbërritjes së ambulancës në vendin e ngjarjes.
“Përshëndetje një person është mbytur ambulanca mbyll telefonin dhe s’përgjigjen. Veç njerëzit afër dhanë ndihmën. Asnjë roje plazhi asgjë. Te sektori Rinia. Personi vdiq dhe ambulanca është vonuar gati një ore tani e morën te vdekur”, shkruan dëshmitari.
“Përshëndetje joq! Doja te denoncoja një rast makabër te themi ne sektor rinia. U mbyt një çun i ri te te 30-tat edhe kemi qëndruar mbi 30 minuta duke e ndihmuar ne dhe ambulanca ja bënte po vijme nga Spilleja deri sa mbaroj çuni huaj vetëm për ndihmën e mjekive tone”, shkruan një tjetër dëshmitar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

