Helikopterët e Emergjencave Civile zbresin në stadiumin e Gramshit, do transportojnë të plagosurit drejt Tiranës

12 Gusht 2025, 15:41 / AKTUALITET ALFA PRESS
Helikopterët e Emergjencave Civile zbresin në stadiumin e Gramshit, do

Helikopterët e Emergjencave Civile janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit.

Mjetet janë në pritje për të transportuar të plagosur nga zjarret drejt Tiranës.

Ndërkohë, në spitalin e Gramshit mbërrijnë 6 banorët e parë.

Sipas burimeve, ata kanë intoksim, por nuk janë në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër, paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë.

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.

Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.

Po ndodh...

ide