GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi

2 Qershor 2025, 14:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

GJKKO rrëzon kërkesën për liri të ish-kreut të

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti. Të njëjtin vendim dha edhe për bashkëpunëtorin e tij, Valter Begaj, lidhur me kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë.

Berberi, i konsideruar një prej njerëzve më të afërt të zv.kryeministres Belinda Balluku, u arrestua në mars të vitit të kaluar me akuzën se përgjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë 6 tendera komapnisë së tij “DAAM, të cilën ai e zotëronte në mënyrë indirekte.

Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

 

Po ndodh...

ide