FOTO+EMRI/ Zhduket pa gjurmë 49-vjeçari shqiptar në Greqi

Në Ahaia të Greqisë është ngritur alarmi për zhdukjen e një 49-vjeçari me origjinë shqiptare nga zona e Rizomylos.
Organizata “Buzëqeshja e Fëmijës” ka lëshuar një deklaratë në lidhje me zhdukjen e Ilir Zorbajt, i cili është 1.75 metra i gjatë dhe me sy kafe. Ai është parë për herë të fundit në Ahaia, i veshur me një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha.
Më 6 tetor 2025, në orët e mëngjesit, Ilir Zorbaj, 49 vjeç, u zhduk nga zona e Rizomylos, në Ahaia. “Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen më 9 tetor 2025 dhe publikoi informacionin për të, me kërkesë të familjes, pasi ekziston dyshimi se mund të ndodhet në rrezik për jetën.
Ilir Zorbaj është shtatgjatë (1.75 m), trupdobët, me sy kafe. Ditën që u zhduk kishte veshur një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

