Flakët në faqen e malit mbi Delvinë po afrohen pranë puseve të gazit, dhjetëra zjarrfikëse po tentojnë shuarjen e zjarrit
Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit, duke ngritur alarmin për një katastrofë të mundshme.
Edhe pse puset janë të rrethuara nga një perimetër sigurie i papyllëzuar, era e fortë dhe temperaturat e larta rrezikojnë përhapjen e zjarrit drejt tyre.
Për të frenuar avancimin e flakëve, në vendngjarje janë dislokuar forca të shtuara zjarrfikëse, trupa ushtarake dhe një helikopter që po kryen hedhje uji nga ajri.
Vendi ku po përhapet zjarri është një nga vendburimet më të rëndësishme të gazit natyror dhe kondensatit në Shqipëri. Puset e Delvinës, të zbuluara në fund të viteve ’80 , prodhojnë rreth 8–10 mijë Nm³ gaz në ditë, një sasi me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike të vendit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
