Atentatet e nëntorit/ Softa: Situata në Shqipëri shqetësuese! Vrasjet e njëjta dhe pa autorë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka komentuar ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi, teksa është shprehur se situata në vendin tonë është bërë shqetësuese.
Sipas tij, atentatet kanë të njëjtën mënyrë organizimi dhe pavarësisht vrasjeve të njëpasnjëshme, autorët ende nuk kapen dhe vijojnë të jenë të lirë.
Sipas Softës instancat përkatëse duhet të jenë më të përgjegjshme në mbarëvajtjen e sigurisë dhe kapjen në kohë të autorëve.
“Po flasim për të disatën herë pafundësisht për ngjarje të njëjta. Që pavarësisht nga emri i qytetit, mënyra e organizimit ato ngjasojnë. Janë ngjarje kriminale të cilat janë të mirëorganizuara.Janë të planifikuara dhe si të tilla janë të realizuara fatkeqësisht deri tani pa autorë. Ngjarja më e rëndë ishte rasti i Rinasit. Por edhe ky i Elbasanit dhe ngjarje të tjera gjatë 2025 të cilët ende janë pa autorë.
Shqetësimi real i kujtdo është se sa të sigurtë jemi. A mjafton të themi vetëm që Shqipëria është një vend i sigurtë? Nuk besoj se kjo do të ishte motoja që do të mbulonte problematikat që kemi. Sepse këtu kemi të bëjmë me shtetin shqiptar. Këtu ka disa institucione që janë përgjegjëse dhe duhet të jenë të tilla duke pasur parasysh që ka edhe një strategji kombëtare”,- është shprehur Softa në Ora News.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



