Abuzimi me parkimet publike në Durrës, mashtruesit zhvasin qytetarët, policia nuk vepron

1 Dhjetor 2025, 18:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Abuzimi me parkimet publike në Durrës, mashtruesit zhvasin

Drejtuesit e automjeteve dhe vizitorët në qytetin e Durrësit po përballen prej kohësh me një fenomen shqetësues.

Individë të ndryshëm, të cilët prezantohen si punonjës të parkingjeve private, u kërkojnë pagesa qytetarëve për të parkuar automjetet e tyre, edhe pse hapësirat janë publike dhe të destinuara nga Bashkia për parkim falas.

JOQ ka siguruar pamje ku një person ditën e sotme u merrte para qytetarëve për parkim në hapësira publike. Sipas dëshmitarëve, ky individ largohet sapo shfaqet policia, por rikthehet menjëherë pasi ajo largohet, duke vazhduar të zhvate qytetarët.

Ky nuk është rasti i parë i tillë. Në rrugë dhe lagje të ndryshme të Durrësit, qytetarët kanë raportuar raste të ngjashme ku individë të paautorizuar kanë kërkuar pagesa të padrejta për hapësira publike që Bashkia i ka lënë falas.

Autoritetet lokale dhe policia janë thirrur të ndërhyjnë urgjentisht për të ndaluar këtë praktikë abuzive, e cila jo vetëm dëmton qytetarët financiarisht, por i ekspozon ata edhe ndaj gjobave të padrejta.

“Mesazhi i qytetarit denoncues “Përshëndetje JOQ, shif çfarë bohet. Një qytetar bën si punonjës, u merr lekët njerëzve për parkim, pastaj policia ven gjoba. Njerëzit kështu mashtrohen e hanë gjoba kot. Faleminderit. Më bëri përshtypje se sa vjen policia për të venë gjobat, ai person distancohet dhe pasi ik policia vjen prapë.”

Po ndodh...