Ervin Karamuço zbulon detaje nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

27 Mars 2023, 18:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ervin Karamuço zbulon detaje nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate:

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar detaje të reja në lidhje me sulmin e ndodhur pak pas mesnatës ndaj Top Channel.

I ftuar në emisionin "Zona Zero", Karmauço ka zbuluar se ka mbërritur në vendngjarje vetëm një orë pas sulmit, i cili i mori jetën rojes së ndjerë, Pal Kolës. Eksperti deklaroi se ky sulm nuk ka lidhje me asnjë program apo personazh konkret në Top Channel, por ëhstë një sulm ndaj fjalës së lirë, nga persona që kanë kryer prej kohësh shantazhe.

“Unë kam shkuar një orë pasi ndodhi ngjarja. Ka qenë shumë rastësisht, po kthehesha nga aeroporti dhe më ka lajmëruar policia. Ishte detyrim moral. Kam qenë ndër të parët që ka mbërritur aty, kam parë punën e madhe që është bërë, është përfshirë elita e policisë. Ajo ngjarje është shumë e rëndë, që paraprakisht s’ka lidhje me asnjë personazh apo program. Ka lidhje vetëm me fjalën e lirë dhe me ata njerëz që duan ta shantazhojnë fjalën e lirë. Ne sot kemi përballë pushtetin e krimit. Ai nuk duhet të jetë në mazhorancë por duhet të jetë në minorancë.”- deklaroi Karamuço.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128