EMRI/ Nuk i dha raportin mjekësor për bashkëshorten, 54-vjeçari në Vorë godet me sende të forta mjekun

Një 54-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi ka dhunuar me sende të forta një mjek.
Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se në pranga ka rënë Ndriçim Mali, 54 vjeç, banues në Marikaj.
54-vjeçari mësohet se ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit me iniciale E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij.
Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja,54-vjeçari dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.
Materialet i kaluan Prokurorisë
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

