
Emri/ Identifikohet personi që u hodh nga pallati në Korçë, policia nis hetimin

Policia e Korçës e ka identifikuar personin që u rrëzua nga kati i katërt i një pallati në lagjen nr.18 të qytetit dhe tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ai quhet Pëllumb Hoti dhe është rreth 75 vjeç. Hoti banonte në shtëpinë e së bijës dhe vuante nga depresioni.
Sipas burimeve, Hoti mendohet se është hedhur vetë nga dritarja e shtëpisë në kushte të rënduara psikologjike.
Sipas Policisë së Korçë, e cila lëshoi një informacion paraprak, hetimet janë në vazhdim. Në njoftim thuhet:
“Më datë 3.02.2023, rreth orës 7:46, në lagjen nr. 18 në Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon vajza e tij, shtetasi P. H., rreth 75 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari, vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” përfundon Policia.
-
Korçë/ Bie një person nga kati i 5-të i pallatit
3 Shkurt, 08:38 -

Berishizmi, ramaizmi dhe metaizmi si neoenverizëm!
ide

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128