Aksident në Elbasan, makina del nga rruga, përplaset me trafikndarësen dhe merr flakë
3 Shkurt 2023, 08:36 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Elbasan. Sipas informacioneve të para aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 në Unazën Jugore të qytetit.
Një automjet si rezultat i shpejtësisë ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Automjeti pas përplasjes është përfshirë nga flakët, ndërsa drejtuesi i automjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident.
-
Emri/ Makina përplas këmbësorin për vdekje në Tiranë
3 Shkurt, 08:20
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

