Emri/ Arrestohet 34-vjeçari në Fushë-Krujë pas dy vitesh i shpallur në kërkim për drogë

Policia ka arrestuar 34 vjeçarin Artur Tema i shpallur në kërkim që prej vitit 2021. Tema kultivoi 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, në vitin 2021, si dhe në banesë iu gjetën 5 kilogramë kanabis.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:
Artur Tema 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.
Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të kryera në bashkëpunim.
Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij.
Gjithashtu, në banesën e këtyre dy shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
Bagazhin plot me kanabis, arrestohen në Kamëz dy persona (Emrat)
12 Shkurt, 09:34 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



