Plagosja me armë zjarri e gruas në Fier, shpallen në kërkim baba e bir! Ngrihen pika kontrolli për kapjen e tyre

Policia ka shpallur shtetasit Afrim Cimili dhe Ali Cimili, pasi akuzohen si autorë të plagosjes me armë zjarri të shtetases Suzana Mernica, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit” në Fier.
Blutë kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e baba e bir në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”, si edhe shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës.
Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim”, informuan blutë.
Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).
Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.
-
Gjesti pas takimit të Eglit me Olsin: Nuk jam ndjerë mirë
9 Prill, 15:03 -
-
-
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





