Elbasan, përplasen “kokë më kokë” makinat në Bradashesh, plagosen 4 pasagjerë dhe drejtuesit e automjeteve

20 Shkurt 2026, 15:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Elbasan, përplasen “kokë më kokë” makinat

Dy drejtues mjetesh janë proceduar në Elbasan, pasi janë përfshirë në një aksident, ku mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe katër pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin “Elbasan-Bradashesh”, dhe sipas policisë, ka nisur procedimi penal për shtetasit B. Zh., 42 vjeç, dhe F. E., 37 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

“Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin B. Zh.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndodh...