Nga gazi lotsjellës i skaduar te skenarët e dhunës në protestë/ Boçi komenton deklaratat e ministres Koçiu: Eshtë trishtuese...

20 Shkurt 2026, 16:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga gazi lotsjellës i skaduar te skenarët e dhunës në

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar deklaratat e bëra sot nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu sa i takon faktit nëse do të ketë skenarë dhune në protestën e sotme që do të mbajë opozita.

I ftuar në News24, Boçi tha përballë gazetares Ola Bruko se fjalimet e Koçiut janë kaotike dhe kontradiktore.

Ministrja e Brendshme ka një specifike në politikë, është paska kaotike në mënyrën se si parashtron mendimin dhe jep gjykimet e veta për çështje të tilla. Ajo tha se nuk merr përsipër protestën dhe nëse ndodhin akte dhune do të marrin masa. Por këto përjashtojnë njëra tjetrën.

Kontradiksionet nuk do i zgjidh unë. Ministrja Koçiu është e pakuptueshmne. Ministrja ka dalë dhe ka thënë që; protestuesit bënë dhunë.

Çfarë ndryshoi nga ajo çka ka ngjarje, në raport me të që tha. Është kaotike dhe vetëm një gjuhë politike për të shpërndarë panik. Policia ka pasur sjellje brutale jo në proporcion, ku ka kaluar kompetencat. Nuk është vetëm hedhja e gazit të skaduar, por dhe arrestimi i të miturve, dhunimi i tyre, goditja e deputetëve, apo dhe protestuesve.

Gazi nuk mund të hidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është trishtuese të dëgjosh ministren. Që zakonisht nuk duhet të merret me këtë gjë, por policia.”, tha ai.

Po ndodh...