Ngjarja tek "Delijorgji": I futi plumbin burrit të së dashurës, ja kush janë autori dhe i plagosuri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Delijorgjit në Tiranë, ku një burrë ka mbetur i plagosur në bark. Autor i ngjarjes është identifikuar si Besjan Ferazini, i cili dyshohet të ketë pasur një lidhje me bashkëshorten e të plagosurit.
Ngjarja dyshohet të ketë lindur nga një konflikt familjar, i nxitur nga xhelozia dhe pretendimet për një femër, dhe për pasojë Ferazini ka përdorur armën për të plagosur viktimën. I plagosuri, Akil Koxhaxhiku 34-vjeç, ndodhet aktualisht në gjendje stabile në spitalin “Amerikan 3”.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, ku thotë se janë identifikuar autorët dhe se po punohet për arrestimin e tyre.
“Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.
Ky incident vjen pas një tjetër rasti tragjik në Tiranë, ku një i ri humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë, duke rritur shqetësimin për sigurinë në kryeqytet.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128