GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për kundërshtimin e regjimit “41 biss”

20 Shkurt 2026, 16:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për kundërshtimin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të papranueshme kërkesën e Fran Marashit, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Kuçovës”, lidhur me kundërshtimin e regjimit të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë.

Marashi iu drejtua gjykatës më 30 janar 2026, duke kërkuar shfuqizimin e një urdhri të Ministrit të Drejtësisë të dhjetorit 2024, me të cilin ishte vendosur në regjim të posaçëm për ushtrimin e të drejtave në burg.

Pas shqyrtimit, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani vendosi që kërkesa të mos pranohet, me argumentin se çështja kishte mbetur pa objekt. Vendimi mban datën 20 shkurt 2026.

Sipas gjykatës, Marashi ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim brenda 15 ditëve në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Fran Marashi po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një institucion të sigurisë së lartë

Po ndodh...