Tjetër ngjarje e rëndë, plagosje me armë zjarri në Tiranë

20 Shkurt 2026, 16:14 / AKTUALITET ALFA PRESS
Tjetër ngjarje e rëndë, plagosje me armë zjarri në

Pas vrasjes së një të riu te zona e "21 Dhjetorit", një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pranë kompleksit "Delijorgji". Mësohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë.

Rrethanat e ngjarjes  që ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa raportohet se i lënduari ka marrë një plagë në pjesën e barkut.

Ai është transportuar me urgjencë në një spital privat në kryeqytet, nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore.

Po ndodh...