Ndërtimet pa kriter rrisin rrezikun e erozionit në zonën turistike të Durrësit

Rrëshqitjet e dherave janë rikthyer në zonën kodrinore të Currilave në Durrës, duke shkaktuar probleme serioze për banesat dhe bizneset.
Fenomeni është përsëritur disa herë ditët e fundit si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa situata po rrezikon edhe qarkullimin në këtë zonë turistike.
Sipas specialistëve, ndërhyrjet njerëzore dhe mungesa e planifikimit urban kanë përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e terrenit.
“Durrësit tonë i shkon veprimtaria detare dhe, për më tepër, përkeqësohet gjendja kur këto qytete zhvillohen pa plane urbanistike. Nuk merret mendimi i specialistëve. Fitohet tenderi me sa më pak njerëz, në mënyrë që atë domaten të mos ta bëjnë sallatë, pa menduar që specialist është dikush tjetër”, thotë Adem Hyseni, gjeolog.
Eksperti thekson se masat e marra deri tani kanë qenë të përkohshme dhe jo zgjidhje afatgjata për stabilizimin e terrenit.
“Kjo nuk frenohet as me murin që është bërë, as me rrjetën që është vendosur, as me arnime. Vetëm po ha shpenzime çdo vit duke hequr qindra ton mbetje, pastaj dëmi mjedisor dhe pluhuri që krijohet dimër-verë. Dikur kishim një ekuilibër: gërryhej dhe shkonte në det. Tani ne e kemi prerë këtë proces dhe i kemi vendosur mure, dhe ajo do të veprojë. Do të ndihmonte një brez me pemë rrënjësore dhe të lehtësohej pesha duke hequr një pjesë të materialit”, shprehet Hyseni.
Aktualisht, pamja në terren karakterizohet nga baltë, bordura të çara dhe pisha të shkulura, duke ngritur shqetësime për sigurinë e një prej zonave më të frekuentuara turistike të qytetit./EuronewsAlbania
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128