Sherr me thika në Tiranë, humb jetën pas përplasjes fizike në grup një i ri (EMRI)

20 Shkurt 2026, 15:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherr me thika në Tiranë, humb jetën pas përplasjes fizike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ku mësohet se një i ri është vrarë me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal pas një konflikti të çastit. 

Burimet bëjnë me dije se viktima është 32-vjeçari Egli Pashollari, një emër i njohur për policinë.

Deri më tani nuk dihen akoma motivet e sherrit mes të rinjve. 

Po ndodh...