FOTO/ Ky është 32 vjeçari që u vra me thikë në Tiranë, lidhja me Emiljano Shullazin

20 Shkurt 2026, 16:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ Ky është 32 vjeçari që u vra me thikë në

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 32 vjeçari Egli Pashollari, i cili u qëllua me thikë për vdekje pasditen e kësaj të premte, në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë Komisariatit numër 2, të Policisë, ku pas një sherri për motive banale, një grup të rinjsh u përleshën mes tyre me armë të ftohta, në ambjentet e një lokali.

Një goditje me thikë rezultoi fatale për Pashollarin, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, Egli Pashollari njihej si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit. Në vitin 2020, kur ai ishte gardian burgu është akuzuar se ka tentuar t’i fusë alkool në qeli Shullazit.

Nuk dihet nëse ngjarja e sotme lidhet me këtë të fundit, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

 

Po ndodh...