E fejuar me një polic.../ 18-vjeçarja që u plagos në hotelin e familjes Gjuta, avokati plas bombën: Gënjeu djalin për moshën dhe origjinën

20 Shkurt 2026, 12:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

E fejuar me një polic.../ 18-vjeçarja që u plagos në

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në “Ditën e të Dashuruarve” në Sauk të Tiranës, në hotelin “Gjuta”, ku 18-vjeçarja Natali Murati u plagos me armën e të dashurit të saj, Erisjaldo Gjuta. 

Në një telefonatë për emisionin “Me zemër të hapur”, avokati njëkohësisht dhe familjar i familjes Gjuta ka treguar se Natali dhe Erisjaldo ishin njohur së fundmi bashkë, kishin pirë disa herë kafe duke theksuar më tej se djali i familjes ishte gënjyer nga vajza në fjalë.

Naim Gjuta tregon se Natalia ka gënjyer Erisjaldon për disa detaje duke filluar që nga mosha për të cilën ajo është shprehur se është 22 vjeç kur në të vërtetë ishte 18. Avokati shton se Natalia ka gënnjyer dhe për prejardhjen e saj duke u prezantuar me origjinë nga Shkodra kur në të vërtetë ishte nga një fshat i Kukësit, nga i cili është dhe Erisjaldo.

Më e rëndë akoma mbetet fakti se avokati ka ngjallur dyshime se vajza është e fejuar dhe i fejuari i saj është polic.

Reagimi i plotë i Naim Gjutës: 22-vjeçari e ka njohur pak ditë më parë 14 shkurtit. Ishin njohur në Qytet Studenti kishin krijuar afrimitet dhe kishin pirë kafe disa herë. Atë ditë ajo erdh në hotel i kishte thënë jam nga Shkodra dhe se i kishte të divorcuar prindërit. E kishte gënjyer sepse i kishte thënë jam 22 vjeçe kur në fakt ishte 18 vjeç.

Familja Gjuta ishin duke qendruar një kat më lart. Dëgjuan zhurmë dhe fillimisht menduan se ishte jashtë. Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë por kuptuan që kishte një plumb në shpatull sipër gjoksit dhe e kanë dërguar në spital me taksi. Në të vërtetë familja e saj ishte nga Kukësi jo nga Shkodra, është nga fshati i origjinës së djalit. Vajza i është qasur djalit me paramendim. Mendohet se vajza është e fejuar dhe i fejuari i saj është polic, kështu kam dëgjuar. 

 

Po ndodh...