E rëndë në Tiranë! 42 vjeçari hidhet nga ura në Unazën e Madhe, humb jetën

20 Shkurt 2026, 12:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Tiranë! 42 vjeçari hidhet nga ura në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është hedhur nga ura në Unazën e madhe e për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Po ndodh...