Bora arrin në 50 cm në aksin Bogë-Theth, paralajmërohet për rrezik orteku në segmentin rrugor
20 Shkurt 2026, 10:18 / AKTUALITET

Reshjet e shiut dhe të borës po ndikojnë në qarkullimin në disa akse rrugore në veri të vendit.
Në segmentet Koplik-Bogë dhe Dedaj-Razem vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në aksin Bogë-Theth po bie borë.
Trashësia e dëborës në këtë zonë ka kaluar 50 centimetra, duke rritur rrezikun për ortekë, sidomos në zonat malore.
Autoritetet po ndjekin nga afër situatën dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do të ketë probleme në qarkullim.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentin Bogë–Theth, ku kushtet e motit janë më të vështira.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
