Dyshohet se goditi nxënësin në oborrin e shkollës, procedohet mësuesi në Peqin
20 Shkurt 2026, 13:57 / AKTUALITET

Një mësues është proceduar në Peqin, pasi dyshohet se ka goditur në trup një nxënës të klasës së shtatë.
Ngjarja ka ndodhur dje, në oborrin e një shkollë 9-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasin B. D., 51 vjeç, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Peqin, pasi dje, ka kallëzuar një nxënës i klasës së 7-të të kësaj shkolle, se më datë 10.02.2026, në oborrin e shkollës, ky mësues e ka goditur në trup, për motive të dobëta.“, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128