Ekstradohet nga Turqia bosi i kokainës Dritan Rexhepi

8 Janar 2025, 11:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekstradohet nga Turqia bosi i kokainës Dritan Rexhepi

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar për të, bashkëlidhur me pamje filmike, do t’ju vihet në dispozicion pas mbërritjes së tij në Rinas.

Rexhepi akuzohet se porositi rrëmbimin e Jan Prengës. Dritan Rexhepi akuzonte të vëllanë për humbjen e 60 kg kokainë. 
Bosi i kokainës u arrestua të Stamboll të Turqisë në nëntor të vitit 2023.

Turqia e miratoi ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit në shkurt të vitit 2024-ës.

Mëngjesi i 10 nëntorit 2023 e gjeti bosin e narkotrafikut shqiptar Dritan Rexhepi të prangosur në një vilë në Turqi, vend në të cilin ai kishte hyrë përmes një pasaporte kolumbiane të falsifikuar të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

Në Shqipëri, Dritan Rexhepi po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, më 17 janar të vitit 2020.

I konsideruar si mjeshtri i arratisjeve nga burgjet shqiptare, italiane dhe belge, Dritan Rexhepi në mars të 2006-ës, u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keçi e Durim Kasmi në vitin 1998.

Rexhepi është lideri i një karteli droge, i cili ka trafikuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Trafiku i Rexhepit i cili nisi në vitin 2014, ndërsa “Kompania Bello”, të cilin ai e drejtonte përbëhej nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës.

Po ndodh...