E rëndë në Pogradec/ 50-vjeçari me gruan dhe djalin dhunojnë nënën dhe motrat e tij

19 Maj 2025, 09:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Pogradec/ 50-vjeçari me gruan dhe djalin

Një 50-vjeçar në Pogradec, së bashku me bashkëshorten e tij 49-vjeçare dhe djalin 27-vjeçar, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të tij.

Policia bën me dije se ka arrestuar 50-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa ka proceduar penalisht djalin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec: arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 50 vjeç, dhe E. B., 49 vjeçe (bashkëshortë), dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për djalin e tyre, shtetasin Xh. B., 27 vjeç, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrave të 50-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.