Dy plagosje në Vlorë, njëri me thikë, tjetri me levë hekuri

Dy ngjarje kriminale janë parandaluar ditën e djeshme në Vlorë! Mësohet se një 23-vjeçar është vënë në pranga, pasi pasditen e djeshme gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me levë hekuri në kokë një 33-vjeçar, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, ditën e djeshme në Vlorë është vënë në pranga dhe 56-vjeçar, i cili ka goditur me thikë një 64-vjeçar në lagjen “Uji i Ftohtë”. 64-vjeçari i plagosur ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dy konflikteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Vlorë, duke vënë në pranga 2 autorë të dyshuar, konkretisht:
-u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


