Dinamika e vrasjes në Tiranë/ Autorët ishin nga një shkollë tjetër, pritën 14-vjeçarin të mbaronte mësimin

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që trondit opionin publik ditën e sotme, ku 14-vjeçari Martin Cani, u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.
Mësohet se Martin Cami, së bashku me shokun e tij Luis Meçja, ishin nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe sapo kishin përfunduar mësimin, rreth orës 13:10 dhe po iknin për në shtëpitë e tyre.
Ndërsa, autori dhe dy shokët e tij ishin nga një shkollë nga Sauku. Këta të fundit i kishin zënë pritë viktimës, në një rrugicë rreth 150 metra larg shkollës, pasi ishin konfliktuar më herët në rrjetet sociale për motive banale.
Grupi hetimor ka zbardhur dinamikën e krimit nga kqyrja e kamerave të sigurisë, ku gjithçka ka ndodhur në rreth 1 minutë e gjysmë. Fillimisht dy palët janë ofenduar me njëri-tjetrin dhe më pas, autori i ardhur me thikë me vete ka goditur disa herë në zemër dhe në bark Martin Cani.
Po ashtu, ai ka goditur me thikë në gjoks dhe shokun e Martin Canit, Luis Meçjan, teksa ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje stabël. Po ashtu, edhe vetë autori ka mbatur i plagosur në krah.
Mësohet se e ëma e viktimës ndodhej në punë në momentin kur e ka marrë mësuesja në telefon dhe i ka treguar se po i çonte të birin në spital. 14-vjeçari Martin Cami u dërgua nga kalimtarët e rastit në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht, nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Burime për mediat bëjnë me dije se 14-vjeçari Martin Cani dhe autori i krimit luanin bashkë tek ekipi i Dinamos U-15. Në momentin e krimit nuk ka patur asnjë efektiv Policie në ambientet rreth shkollës “Fan Noli”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


