Dhunuan rëndë policin bashkiak, policia lë të lirë babë e bir në Vlorë
10 Tetor 2024, 10:36 / AKTUALITET

Bruno Jazaj, punonjës i policisë bashkiake në Vlorë u dhunua barbarisht një ditë më parë. Prej plagëve të rënda që mori nga goditjet ai përfundoi në pavionin e kirurgjisë të spitalit të Vlorës.
Jazaj ka rrëfyer se ishin dy persona, babë e bir ata që e dhunuan. Ai thotë se autorët e kishin akuzuar për gjobat ndaj makinave.
Pas ndalimit nga policia, dy dhunuesit janë lënë të lirë me urdhër të prokurorit të Vlorës.
Mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e lirimit të Kristi dhe Todi Sota, edhe pse i dhunuari prej tyre ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara nga goditjet.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

