Dhunoi vëllain dhe dajën e tij, pranga të riut. Sekuestrohen dy armë zjarri

21 Mars 2023, 10:31 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunoi vëllain dhe dajën e tij, pranga të riut. Sekuestrohen dy

Një 31-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë pasi ka dhunuar dhe ka kanosur me arme zjarri vëllanë dhe dajën e tij. Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar si provë materiale dy armë zjarri, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Ai nuk është emër i panjohur për Policinë pasi rezulton i dënuar më parë për vjedhje. I riu dyshohet se ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj familjarëve të tij.

Njoftimi i Policisë: 

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Safe”, sekuestrohen 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë zjarri vëllanë e tij dhe dajën, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas njoftimit për një shtetas që mbante armë zjarri në banesë dhe kanoste familjarët e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Safe”, për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të tij dhe dajës së tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit I. M. janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128