Detaje/ Zbardhen motivet e djegies së makinës në Tiranë

21 Mars 2023, 10:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje/ Zbardhen motivet e djegies së makinës në Tiranë

Detaje të reja zbardhen në lidhje me djegien e makinës në zonën e Alliasit. Pronari fillimisht ka pretenduar se makina i është djegur për shkak të xhelozisë nga lidhja që kishte me një femër, por pas verifikimeve, e vërteta duket se rezulton krejt tjetër.

Nga kontrollet e kryera duket se pista e xhelozisë është hedhur poshtë. Makina rezulton se pronarit i është djegur nga burri i tezes së tij pasi kishin konflikte të mëparshme. Autori i këtij akti nuk është arrestuar ende, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Po ndodh...

ide