Dhunoi partneren e tij, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi dyshohet se ka dhunuar partneren e tij.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka kërcënuar, fyer dhe goditur disa herë partneren e tij në sy të vajzës së saj të mitur, pasi gruaja kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me 40-vjeçarin. Ka qenë vetë e reja që ka telefonuar menjëherë policinë.
Ky nuk është i vetmi rast në Itali brenda 48 orëve. Pasi një tjetër i ri, në gjendje të dehur ka sulmuar partneren e tij gjatë një debati. Në këtë rast, Policia është lajmëruar nga motra e të dhunuarës.
Gruaja u transportua në spitalin Galliera për mjekim, ndërsa 41- vjeçari u largua nga shtëpia me ndalim të njëkohshëm për t’iu afruar vendeve të frekuentuara nga partnerja, në pritje të vlerësimeve të mëtejshme nga autoriteti gjyqësor.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

