Del fotoja e viktimës në Elbasan! Mond Mëhalla 3 vite në hetim për pastrimin parash, prokuroria kërkoi pushimin e dosjes

1 Dhjetor 2025, 08:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Del fotoja e viktimës në Elbasan! Mond Mëhalla 3 vite në

Edmond Hyka alias Mond Mëhalla, rezulton të jetë hetuar nga prokuroria dhe policia e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi ai ishte proceduar më parë dhe arrestuar nga drejtësia e një vendi të huaj si i dyshuar në trafikun e drogës.

Mësohet se dosja penale për pastrim parash ndaj Mond Mëhallës është hapur në vitin 2020 dhe mbante numrin rendor 1878.

Rasti në fjalë është ndjekur nga prokuroria e çështjes Edlira Bako, e cila pas gati 3 vite hetime, nuk mund t’i provojë me fakte konkrete akuzën e Pastrimit të parave, duke çuar dosjen në gjykatën e Elbasanit për pushim.

Çështja më pas është ndjekur në fazën e gjykimit nga gjyqtari Elis Dine, i cili për momentin nuk dihet me saktësi se çfarë ka vendosur lidhur me hetimin financiar ndaj Mond Mëhallës.

Mond Mëhalla ishte pronari i clabit "Hollyvood Lounge Bar". Ai zotëronte dhe një pikë karburanti “Xhaxhi Oil”, në oborrin e të cilit mbeti i vrarë si dhe një kompani taksish e transporti të quajtur “EL-Taxi”.

Del fotoja e viktimës në Elbasan! Mond Mëhalla 3 vite në

 

Po ndodh...