"O shpirti i motrës..."/ Britma e të qara në Elbasan, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje

30 Nëntor 2025, 22:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

"O shpirti i motrës..."/ Britma e të qara në Elbasan,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku ka mbetur i vdekur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.

Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti i rëndë kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje.

Mondi Mehalla ka marrë dy plumba në kokë. Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç.

Sipas burimeve dyshohet se janë dy autorë të përfshirë. Gjithashtu nga informacionet ka rezultuar se i proceduar për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Po ndodh...