“Dëgjova ulërima te ndërtesa ku u vra palestinezja”,fqinja: Ditaret ishin mbyllur

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Tiranë e palestinezes 24-vjeçare Rayyan Alëan, e cila u qëllua për vdekje me thikë nga i ati në Tiranë. Viktima rezulton të ketë qenë më përpara e martuar, por ishte divorcuar dhe nga martesa e saj kishte 3 fëmijë, të cilët janë me babain e fëmijëve.
Familjarët në Gjermani kanë dhënë dëshmi duke thënë se 25-vjeçarja bënte jetë të lirë dhe larg parimeve të Islamit, gjë që është kundërshtuar, sidomos nga babai i saj Fadi Alëan.
Një banore e zonës ku ka ndodhur ngjarja tha për emisionin “People” se ajo kishte dëgjuar të bërtitura që vinin nga sipër por nuk ka kuptuar se ato vinin nga kati i fundit i banesës.
“U tronditëm se hymë e dalim gjithë ditën me fëmijët. Unë e vetmja gjë që kam dëgjuar janë disa të bërtitura. Unë të dielën kam dëgjuar disa të bërtitura, të cilat nuk po e merrja vesh nga më vinin. Ngjarja u mor vesh të enjten, por unë të dielën në drekë kam dëgjuar britma. Dritaret kanë qenë të mbyllura, unë dëgjova vetëm zhurma që vinin nga sipër”,-tha banorja.
Banorja tha se lagja aty ka qenë gjithmonë një lagje e qetë me familjarë, ndërsa kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.
Pretendohet se e reja edhe është dhunuar për shkak të parimeve të saj. Në biletat e tyre të udhëtimit është gjetur një numër identifikimi dokumentesh kosovare për të dy, por është e paqartë çfarë janë pasi kalimi është bërë me dokumente greke.
Kjo ka bërë që Policia e Tiranës të kërkojë informacion edhe te pala kosovare nëse dy palestinezët kishin apo jo mjete identifikimi nga Kosova. Autori i dyshuar Fadi Alëan dyshohet se fshihet në Liban, por deri tani nuk është kapur. Policia pistë kryesore ka konfliktet që e reja kishte me familjarët e saj, të krijuara pas divorcit për shkak të jetesës që bënte.
Fadi Alwan mbërriti me të bijën nga Gjermania në Tiranë më 19 shkurt, nuk i tregoi askujt identitetin, dyshohet se e vrau me thikë në dhomën me qira në katin e tretë të një godine në në rrugën “Gjon Muzaka”, dhe iku me avion drejt Athinës, i qetë, ende pa u gjetur trupi i pajetë i së bijës, të cilën e zbuloi më 27 shkurt pronarja e banesës. Ai mori gjithçka me vete, pasaportën e vajzës, celularin e saj me shpresën se nuk do zbulohej. Nga Athina, në planin e tij të mirëorganizuar, 49-vjeçari palestinez udhëtoi drejt Amsterdamit, e më tej drejt Libanit. Lokalizimi i fundit është bërë atje dhe në bashkëpunim me Interpol po punohet për arrestimin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


