Avokati i njohur ‘shpërthen’ për vendimin e Dakos: Prokurorët e SPAK-ut nuk kanë ardhur nga Marsi, e gjitha për show

Avokati Leonard Karaj e cilësoi një show arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se s’mund t’i bëjmë ata 18 prokurorë të SPAK-ut sikur kanë ardhur nga planeti Mars.
“Ata janë njerëz që jetojnë mes nesh, janë produkt i shoqërisë shqiptare. Ne kërkojmë të bëjmë drejtësi 17 apo 18 prokurorë dhe 100 apo 200 gjykatës që kemi në të gjithë Shqipërinë përkundrejt 2 milionë shqiptarëve të cilët nga mëngjesi deri në darkë mundohen t’ia fusin njeri-tjetrit. Tani jeni në terezi apo jo? Jemi qytetarë me moral në radhë të parë,” – u shpreh Karaj.
Sipas tij, nuk është etike që të çohet me gjasme një ish-politikan i mazhorancës apo opozitës në burg për t’i dhënë një kockë për të lëpirë opinionit publik.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

