Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

8 Gusht 2025, 16:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada bën njoftimin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se, duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit.

Për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë linkun e shpërndarë nga ambasada.

 

 
 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

 

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS 

Po ndodh...

ide