Aksidenti me dy të plagosur në Korçë-Pogradec, arrestohet 53-vjeçari

3 Janar 2025, 13:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti me dy të plagosur në Korçë-Pogradec, arrestohet
Policia e Korçës ka arrestuar shoferin që u përfshi në aksidentin me dy të plagosur.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Gramoz Kovaçin, i cili paraditen e së mërkurës në aksin Korçë-Pogradec me automjetin e tij të tipit “Benz” u përplas me një motomjet dhe u largua nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur u plagosën drejtuesi i motorit dhe pasagjerja, e cila është nëna e drejtuesit.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshati Zvirinë, ku ngelën të dëmtuar dy shtetas, ju informojmë se  Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Gramoz Kovaçi, 53 vjeç, banues në fshati Vashtëmi, Maliq, për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Drejtuesi i motomjetit është operuar dhe e ka kaluar gjendjen e rëndë shëndetësore ndërsa e ëma nuk ka probleme.

 

Po ndodh...