Aksident në Korçë, shoferi me “Benz” humb kontrollin dhe përplas furgonin e mallrave
7 Dhjetor 2023, 16:47 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq në afersi te kryqëzimit të fshatit Vloçisht.
Sipas raportimit në media, automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një fugon mallrash i cili ndodhej i parkuar në afërsi të një banese në aksin rrugor.
Nga përplasja “Benz”-i ka përfunduar në anën tjetër të rrugës, fatmirësisht pa shkaktuar të plagosur. Policia në vendin e ngjarjes, ka marrë në pyetje të dy drejtuesit e mjeteve.
Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

