Aksident në aksin Tiranë-Durrës, përplasen dy makina, disa persona të lënduar

7 Qershor 2023, 10:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, përplasen dy makina, disa

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Sukthit, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.   

Nga aksidenti ka disa persona të lënduar, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.



Po ndodh...