Aksident me vdekje në Durrës. Betonierja përplas qytetarin me biçikletë

10 Mars 2023, 12:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident me vdekje në Durrës. Betonierja përplas qytetarin me

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Mësohet se një betoniere ka përplasur për vdekje një person që ishte duke lëvizur me biçikletë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur afër spitalit të Durrësit, në lagjen numër 18. Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimës dhe drejtuesit të betonieres.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Po ndodh...