65-vjeçari mbytet në ujërat e kanalit vaditës të fshatit, dyshohet për ngjarje aksidentale!
21 Korrik 2025, 16:04 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik.
Një 65-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujërat e kanalit vaditës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtërmen.
Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima është 65-vjeçari me inicialet G. B..
“Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi Policia e Elbasanit.
Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj mbytjeje. Ekspertiza dhe dëshmitë do përcaktojnë dinamikën e ngjarjes së rëndë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
