14-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së të rinjve, Dinamo i shpreh ngushëllime familjes
18 Nëntor 2024, 19:08 / AKTUALITET

14-vjeçari Martin Cani, i cili ishte pjesë e Dinamo U-15, u nda nga jeta në mënyrë tragjike ditën e sotme në Tiranë, pas një sherri me një bashkëmoshatar. Klubi dinamovit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes Cani, duke treguar kështu mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.
“Ngushëllim- Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”- shkruan klubi.
-
Aksident i rëndë në Divjakë, shoferja përplas për vdekje këmbësorin
18 Nëntor, 19:04 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


