Drogë në kufirin greko-shqiptar/ Sekuestrohen 53 kg marijuanë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
28 Shkurt 2023, 09:16 / AKTUALITET

Sekuestrohen 53 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në mëngjes në një zonë pyjore në Kostur.
Gjatë operacionit është kapur një shqiptar 23 vjeç teksa ishte futur në tokë greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg marijuanë. Po kështu u sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe lekë shqiptare.
Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
